KUJDES! Po vjen filmi i ri i Halil Budakoves

  • 93
HalilBudakova
<span class="icon-user"></span>

Halil Budakova rikthehet në skenë. Regjisori dhe aktori i disa filmave jo shumë të vlerësuar, por edhe me prezencë të aktorëve me nam shqiptarë, vjen me një film të ri. “Shkolla e Maleve”, pritet që më 7 Tetor në Teatrin Kombëtar të Kosovës të transmetohet premierë për publikun kosovar. Filmi, sekuenca të të cilit po shfaqen në RTK, flet për luftën e fundit dhe përpjekjet e njerëzve për t’u arsimuar edhe në rrethana të vështira. Ajo çka kuptohet nga sekuencat është se Halil Budakova, luan rolin e një komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në film luan edhe Enver Petrovci, Adem Zhitopotoku dhe si zakonisht gruaja e Halil Budakoves, Merita.
Se a do të rikthehen batutat me Halil Budakoven, do të shihet pas filmit, aq më tepër kur në të pritet të ketë skena të aksioneve të shumta të UCK-së.

Facebook comments

Website comments